KM Liria klubi më i mirë i vitit 2017-të, Vrenezi: Jam i kënaqur nga rezultatet! (VIDEO)

Federata e Mundjes së Maqedonisë pas disa viteve pauzë ka rrikthyer ceremoninë për ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit në sportin e mundjes. Me situatë të normalizuar të shtëpisë së mundjes vendore, u krijuan kushtet për vlerësimin e më të mirëve dhe kënaqësia për çmimin kryesor “Klubi më i mirë i vitit” ishte për skuadrën e mundjes Liria. Skuadra nga Çairi fitoi konkurencën e Ballkanecit dhe Tefejuzit që në vlerësim u ndalën në pozitat dy dhe tre. Në kategori individuale çmimi “Mundësi më i mirë i vitit” i takoi anëtarit të Vardarit, Magomexhadji Nurov. Elmedin Sejfullai u shpall “Mundësi më i mirë” në kategori të juniorëve, Aid Salihasi u vlerësua më i miri te kadetët, ndërsa çmimi i “Pionerit më të mirë” i takoi Besir Alilit.

Çmimi për “Trajneri më i mirë i vitit” u nda nga Sufjan Ismaili dhe Davor Tasev, ndërsa Marjan Lazarev dhe Ilço Markoski vlerësohen dy referët më të mirë për vitin 2017. Federata e Mundjes së Maqedonisë gjithashtu ndau plaketa për Komitetin Olimpik dhe Agjencinë për Rini dhe Sport për mbështetjen parezervë që kanë dhënë ndaj këtij sporti, ndërsa me mirënjohje u nderuan edhe mediat.

“Është një kohë e gjatë që nuk është mbajtur ky manifestim. Kshtu që ne prej këtij viti dhe viteve tjera do ta bëjmë si tradicional. Mendoj se ky vit ishte shumë i rëndësishëm sidomos për mua si kryetar edhe përkundër shumë problemeve që kishim më në fund ia dulem edhe  jam i kënaqur prej rezultateve të arritura dhe besoj që edhe në vitin 2018 do të jemi edhe më të suksesshëm”, deklaroi Betim Vrenezi, kryetar i FMM-së.

Leave a Reply