Gardiani shkupjan Ramadani në portën e Dritës së Gjilanit

Portieri shkupjan, Krenar Ramadani ka ndërruar skuadër, mirëpo jo edhe kampionat. Ish portieri i FC Shkupit prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e Dritës së Gjilanit, te e cila skuadër u transferua nga rradhët e Flamurtarit të Prishtinës.

Siç mëson “infOSport.mk”, Ramadani me skuadrën gjilanase po stërvitet që nga 25 janari, ndërsa vetëm sot ka nënshkruar kontratë 6 mujore me mundësi vazhdimi. Ai me skuadrën e tij të re madje ka debutuar në ndeshjen e 27 janarit kundër Struga Trim Lum, në të cilën ndeshje Drita e Gjilanit shënoi fitore minimale 0:1.

Krenar Ramadani pjesë e Vala Superligës së Kosovës është nga vera e vitit 2017-të, kur nga Elbasani u transferua te skuadra prishtinase e Flamurtarit. Ai gjatë karrierës së tij gjithashtu ka veshur edhe fanellën e skuadrës së Pogradecit në Shqipëri, ndërsa përveç FC Shkupit në vendin tonë, ai për një kohë kishte luajtur edhe me ekipin e të rinjëve të Vardarit.

Leave a Reply