ZYRTARE, Starixh do të luaj me Uest Bromuiç Albion

Lajmi i paralajmëruar për transferimin e Daniel Starixh nga rradhët e Liverpull te Uest Bromuiç Albion tashmë është bërë edhe realitet. Sulmuesi anglez do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit me fanellën e Uest Bromuiçit, pasi nuk arriti që të fitoj një vend në formacionin e trajnerit Jurgen Klop, i cili duke pasur shumë zgjidhje në sulmin e skuadrës së tij, shumë pak i jepte mundësinë Daniel Starixh-it.

Në adresë të sulmuesit anglez kishte oferta edhe nga skuadrat si Njukasëll Junajted, Inter dhe Sevilja, mirëpo në fund Starixh vendosi të pranojë ofertën e Uest Bromuiç Albion, skuadër kjo e cila në mes javë eliminoi Liverpullin nga FA Kupa.

Gjatë këtij edicioni me fanellën e Liverpullit sulmuesi 28-vjeçar zhvilloi vetëm 9 ndeshje në Premierligë (5 si titullarë), duke realizuar edhe dy gola.

Leave a Reply