Kaçe debuton si titullar te Panatinaikosi, barazon në ndeshjen e parë!  

Vetëm në ditën e fundit të merkatos së dimrit u zgjidh gjiçka për mesfushorin kuqezi, por duket se ka qenë një prej më të kërkuarve nga trajneri i Panathinaikos, Marinos Ouzounidis, pasi e ka aktivizuar nga minuta e parë në sfidën ndaj Panetolikosit, ndërsa qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit.

Ergys Kaçe u largua nga PAOK-u në huazim, me synimin për të gjetur sa më shumë hapësira, për të ruajtur vendin në kombëtaren e Panuccit dhe duket se aventura në kryeqytetin helen ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Korçari mbajti në shpinë fanellën me numrin 5, në këtë takim që përfundoi në barazim pa gola, ndërsa bëri një paraqitje të mirë, duke marrë edhe vlerësimet e mediave greke.

Leave a Reply