Holanda zyrtarisht emëron për seleksionues, Ronald Koemanin!

Ronald Koeman është zyrtarisht trajneri i ri i Holandës. Njoftimi, sikurse pritej, u bë nëpëmjet një komunikate të Federatës Holandeze të Futbollit. 54-vjeçari ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022, pra do të ketë për detyrë të kualifikojë “Tulipanët” në Euro 2020 dhe në Botërorin e Vitit 2022. Koeman deri pak kohë më parë ishte në krye të Evertonit, nga ku u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Koeman ka një karrierë të pasur si futbollist dhe trajner. Ka luajtur me emra të mëdhenj të futbollit europian, si PSV Eindhoven, Ajax, Barcelona dhe Feyenoord, ndërsa si trajner ka drejtuar në Holandë, Spanjë dhe Angli.

Emisioni i plotë ‘Sportmania’ me Armend Nexhipin, Agron Memedin dhe Bujar Kurtajn ( 06 shkurt 2018)

Leave a Reply