Legjenda Trezege do të marrë drejtimin e River Plate

Më 3 mars anëtarët e klubit të River Plate do të votojnë për të zgjedhur presidentin. Favoriti është Rodolfo D’Onofrio, numri 1 në fuqi, ndërsa rivali kryesor është Antonio Caselli, i cili ka zgjedhur David Trezeguet si trajnerin e ardhshëm, nëse merr detyrën. Ish-sulmuesi i Juventus, që për dashurinë ndaj “Millonarios” luajti edhe në kategorinë e dytë “Primera B Nacional”, ka konfirmuar: “Të jesh trajner i River është një detyrë shumë e rëndësishme. Duket si një marrëzi, por që më pëlqen shumë.”

Ndërkohë, numri 1 i klubi D’Onofrio ia ka besuar skuadrën një tjetër ish-lojtari të famshëm, Marcelo Gallardo, që nga viti 2013 dhe deri më sot i ka dhënë River një titull kampion, një Kupë të Argjentinës, një Kupë Sudamericana dhe një trofe Libertadores. Në fakt, River Plate është skuadra që ka fituar më shumë tituj në gjithë Argjentinën gjatë pesë viteve të fundit, duke u kthyer te epiteti i famshëm që tani vlen akoma “El Más Grande”.

Leave a Reply