Një minutë lojë dhe shqiptari shënon supergol në Liga Evropa (VIDEO)

Ka mjaftuar vetëm një minutë lojë për mesfushorin më të ri të kombëtares shqiptare, që luan me AEK-un e Athinës, Astrit Ajdareviç, që të shënojë një supergol dhe të rikthejë baraspeshën në sfidën ndaj Dynamos së Kievit.

Mesfushori mori përsipër ekzekutimin e një goditjeje dënimi, që fillimisht u përplas në mur, por më pas Ajdareviç goditi me mjeshtëri, duke e çuar topin në rrjetë.

Leave a Reply