Ali Soue me dy super gola shpëton Skënderbeun nga disfata ndaj Kukësit

Në Superligën shqiptare sot në program ishin ndeshjet e javës së 22-të, ku spikati derbi ndeshja midis kamiponëve në fuqi të Kukësit dhe liderit aktual, Skënderbeut, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra korçare edhe pse me shumë mungesa, e shmangu humbjen në ndeshjen në transfertë ndaj Kukësit, që arriti të shënojë dy herë që në pjesën e parë të takimit me Kale dhe Shkodrën.

Kukësi-Skënderbeu ( Permbledhje )

Kukësi-Skënderbeu ( Përmbledhje )

Публикувахте от DigitAlb в 28 февруари 2018 г.

Dhe kur u mendua se Kukësi do ti gëzohet tre pikëshit në këtë ndeshje, ashtu nuk mendoi edhe sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, i cili në një interval kohor prej 6 minutash (63’, 69’) shënoi dy gola për barazim të rezultatit në 2:2, që njëherit doli të jetë edhe reuzltati përfundimtarë i këtij takimi.


GOLEADA E PARTIZANIT NDAJ LUSHNJËS, KU SHËNUAN EDHE BELICA DHE RAMADANI (VIDEO)


Në këtë mënyrë Skënderbeu mban pozitën e parë me një diferencë prej plotë 14 pikësh ndaj Kukësit dhe Flamurtarit, skuadra këto që kanë nga 36 pikë në pozitat dy dhe tre, mirëpo duhet cekur se vlonjatët ndeshjen e tyre të javës së 22-të e zhvillojnë gjatë ditës së nesërme si vendas përballë Luftëtarit nga Gjirokastra, transmeton “infOSport.mk”.

Laci-Vllaznia ( Permbledhje )

Laci-Vllaznia ( Përmbledhje )

Публикувахте от DigitAlb в 28 февруари 2018 г.

Laçit i ka mjaftuar goli i Uzunit në minutën e 44-të për të mundur Vllazninë, skuadër kjo e cila nuk humbiste tre ndeshje me rradhë, teksa një fitore me shumë peshë arriti Teuta e Amir Aliut në transfertën ndaj Kamzës së Demir Imerit.

Kamza-Teuta ( Permbledhje )

Kamza-Teuta ( Përmbledhje )

Публикувахте от DigitAlb в 28 февруари 2018 г.

Skuadra durrësake shënoi fitore 1:2, falë golave të shënuar nga Beqja (15’) dhe Latif (78’), teksa golin e vetëm për kamzalinjtë e realizoi Raçiç nga pika e bardhë në minutat shtesë të takimit.

SUPERLIGA SHQIPTARE, JAVA 22
LAÇI-VLLAZNIA 1-0
Golashënues: Uzuni 44’
KUKËSI-SKËNDERBEU 2-2
Golashënues: Kale 20’, Shkodra 45’/Soue 63’, 69’
KAMZA-TEUTA 1-2
Golashënues:  Raçiç 92’ (pen.) / Beqja 15’, Latif 78’
PARTIZANI-LUSHNJA 6-0
Golashënues: Bardhi  28’, 34’, Belica 45+2’, Progni 57’, Kardozo 62’, Ramadani 84’

Leave a Reply