Kosova me 2 mars prezanton trajnerin e ri

Me datë 2 mars Federata e Futbollit të Kosovës do të prezantojë edhe zyrtarisht trajnerin e ri, i cili do të udhëheq në vazhdim përfaqësuesen kosovare të futbollit.

Edhe pse emri i trajnerit të ri është mbajtur në fshehtësi nga ana e institucionit më të lartë futbollistik kosovar, sipas asaj qa raportojnë mediat kosovare, mësohet se verdheblutë kosovarë do t’i drejtojë trajneri zviceran Bernard Çallanders.

Me pasardhësin e Albert Bunjakut mësohet se është arritur parakontratë, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet pasi të vendosë Komiteti Ekzekutiv.

66-vjeçari zviceran aktualisht punon si “scout” tek ekipi Basel, ndërsa më parë ka qenë trajner i Armenisë, nga e cila kishte dhënë dorëheqje në mars të vitit 2015-të, vetëm një ditë pasi ishte mposhtur nga Shqipëria (0:3) në ciklin kualifikues të “Euro 2016”.

Leave a Reply