Sonte sërish përballë njëri tjetrit, Arsenal-Mançester Siti

Vetëm pak ditë pas asaj fitoreje me shifrat 3-0 në finalen e Carabao Cup, Mançester Siti i Pep Guardiolës do të sfidojë sërish Arsenalin e Arsene Vengerit këtë herë në Emirates Stadium. Diferencat mes tyre në klasifikim janë vërtetë të frikshme pasi City ka plot 27 pikë më shumë se Arsenali. Kjo është ndeshja e prapambetur e javës së 28-të pavarsisht se topçinjtë kanë një skuadër më të dobët se Citiziens spektakli dhe golat pritet të jenë të garantuar në këtë duel.

Vetëm një fitore mbrëmjen e sotme në Emirates ndaj City-it, mund të mbante gjallë shpresat Arsenalit për një vend në 4-shen e parë të Premier League, por kjo do të jetë shumë e vështirë. Ndërkohë në krahun tjetër Manchester City i Guardiolës kërkon një tjetër fitore që do ta afronte gjithnjë e më shumë me fitimin e titullit kampion i cili është kthyer në një formalitet për Citiziens.

Sa i përket formacionit, nga 3 janë mungesat e sigurta në të dy kampet, Arsenali nuk ka në dispozicion për shkak dëmtimi Lacazette, Cazorlan dhe Monreal, ndërsa te City dihen tashmë mungesat e Mendy e Delp, listës i është shtuar edhe Fernandinho ndërkohë që në dyshim për këtë supersfidë është Sterling. Arsenal-Manchester City do të nisë në orën 20:45.

Leave a Reply