Milani bënë goditje të dyfishtë

Mediat italiane raportojnë se Milani ka arritur marrëveshje me Ivan Striniç dhe Pepe Reina, të cilëve u skadojnë kontratat me skuadrat e tyre përkatëse në fund të këtij sezoni.

Sipas “Calciomercato.com”, bisedimet janë mbyllur dhe Striniç, mbrojtës i majtë i Sampdorias, si dhe Pepe Reina, portieri i Napolit, do të transferohen në “San Siro” në afatin kalimtar veror, transmeton Express.

Milani i ka ofruar Reinas 2 milionë euro për sezon, për të cilin thuhet se është i lumtur të jetë zëvendësues i Xhanluixhi Donarumas, edhe pse ai do të jetë portieri i parë nëse 19-vjeçari largohet në verë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply