Ndeshja pranë tragjedisë, Karasko i shpëton jetën Gaitan (VIDEO)

Dy ish yjet e Atletiko Madridit, Nikolas Gaitan dhe Janik Karasko po vazhdojnë të rëndisin humbjet në futbollin kinez me skuadrën e tyre të Dalian Yifangut.

Pas humbjes 8-0 që në debutim, lajmet e këqija nuk kanë fund për ta.

Ish-futbollisti i Atletiko Madrid, ka luajtur ndeshjen e tretë tek skuadra kineze dhe gjithashtu ka pësuar humbjen e tretë, pasi ekipi Dalian Yifang u mund edhe këtë herë nga skuadra kundërshtare.

Por, ndeshja e sotme ishte me shije më të hidhur për të dy. Nikolas Gaitan mori një përplasje gjatë ndeshjes duke humbur vetëdijen në fushë.

Ishte shoku i tij, Karasko ai që e shpëtoi atë duke i nxjerrë gjuhën e cila po kapërdihej pas përplasjes që mori.

Më pas ndërhyrnë mjekët për ta dërguar atë në spital ku i është përmirësuar gjendja. Ai tashmë ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve të cilët po bëjnë kujdes të veçantë për ish futbollistin e Atletiko Madridit.

Leave a Reply