Falimentojnë kinezët e Milanit, fondi Eliot kërkon blerës për “kuqezinjtë”

Vjen një tjetër goditje ndaj besueshmërisë së pronarëve kinezë të Milanit. Gjykata e Popullit në Shenzhen të Kinës, deklaroi zyrtarisht të falimentuar shoqërinë “Jie Ande”, që në fakt ishte garancia dhe kasaforta e Yonghong Li, 48 vjeçar , pronar dhe President i Milanit.

Deri dje per kompaninë kineze qëndronte pezull një kërkesë likuidimi me Bankën e Kanton që kishte kërkuar shpalljen e falimentit. Jie Ande ishte akredituar si një nga kompanitë më të rëndësishme dhe me më tepër likuiditet financiar mes atyre të përfshira në kurikulimin zyrtar të financierit kinez me rezidencë në Hong Kong.

Gjithsesi edhe pse epokes së kinezëve te Milani duket se po i vjen fundi, nuk bëhet fjalë për një kalim të shpejtë apo efekte të menjëhershme mbi klubin kuqezi. Kjo mbetet një goditje e rënde për besueshmërinë e Presidentit akutal Li duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi aftësine e tij për të përmbushur detyrimet ndaj kreditorëve.

Për klubin është e rëndësishme të mbyllë bilancin në 30 qershor, ndërkohe për t’i dhënë vazhdimesi projektit Milan futet në lojë fondi Eliot, të cilit pronari kinez i klubit i ka borxh mbi 300 milionë euro.

Fondi amerikan Eliot ndërkohe do të ndihmojë Milanin duke i realizuar nje rritje kapitali mes 30 dhe 40 milione eurove. Një veprim që kryhet në mënyrë që Milani të mos rrezikojë penalitete nga UEFA për të garantuar pjesëmarrjen e klubit në kompeticionet europiane.

Natyrisht që nuk bëhet fjalë për një gjest bujarie, por për një llogari të pastër, pasi sanksionet eventuale të UEFA-s do të ulnin vlerën e Milanit duke e bërë më të rrezikuar kredinë e dhënë nga Eliot.

Leave a Reply