Hidhet shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Goglat përballë njëra tjetrës vendosën Flamurtarin me Skënderbeun dhe Laçin me Kukësin, njofton “infOSport.mk”.

Pa dyshim dy super përballje, ku skuadra e Flamurtarit ku luajnë Zuka, Useini, Pollozhani, Muarem dhe Siljanovski trofeun shohin si mundësinë më të mirë për të siguruar një vend për në ndeshjet e Liga Europa.

Ndeshjet e para në program janë me datë 5 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 prill.

Leave a Reply