Ngatërroi emrin e Davide Astorit, spikeri i stadiumit pushohet nga puna

Një lapsus i ka kushtuar shumë shtrenjtë një spikeri në Itali, aq sa është pushuar nga puna për gabimin që ka bërë. Ka ndodhur në Serinë B, në stadiumin “Renato Curi” të Peruxhias”, para disa ditësh.

Presidenti i ekipit vendës, Masimiliano Santopadre, shkarkoi spikerin e stadiumit, pasi emrin e Davide Astorit e shqiptoi “Astolfi”.

Episodi ka ndodhur para ndeshjes mes Peruxhias dhe Breshias, kur duhej të mbahej një minutë heshtje në nderim të kapitenit të Fiorentinës, i ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Një gabim i rëndë nga spikeri Françesko Birkoloti, në detyrë prej katër vjetësh.  Presidenti Santopadre, i ulur në tribunë, ka marrë menjëherë masën drastike. (vipsport)

Leave a Reply