Konte më afër PSZH-së, sezonin e ardhshëm zëvendëson “dështakun” Emeri

Antonio Konte shihet më afër kalimit te Paris Sen Zhermeni sezonin e ardhshëm. Edhe pse sheiku Naser Al Khelafi pëlqen tre emra si Jose Murinjo, Diego Simeone e Masimiliano Alegri, por që të tre të përmendurit, kanë shumë pak gjasa që të largohen nga klubet e tyre për shkak kontratave aktuale që kanë të firmosura.

Ndërkohë përsa i përket Kontes ai do t’i japë lamtumirën Çelsit në fund të sezonit dhe sipas asaj që raportojnë mediat angleze, pritet të jetë pikërisht  italiani, pasuesi i Unai Emery në stolin e PSZH-së, me spanjollin që pritet të shkarkohet nga detyra edhe pse me shumë mundësi do t’i fitojë të tre trofetë në Francë gjatë këtij sezoni.

Al-Khelaiffi pritet ti ofrojë Kontes një kontratë afatgjatë me një pagë vjetore më të lartë se ajo që përfiton aktualisht te Chelsea. 11,5 milionë euro në sezon pritet të arkëtojë ish trajneri i përfaqësues italiane te klubi parizien ndërkohë që do të ketë mundësi të veprojë edhe në merkato duke afruar në skuadër lojtarë të rëndësishëm për të tentuar triumfin në Uefa Champions League.

Leave a Reply