Kapiteni i ri, e mbani mend debutimin e Odise Roshit me Kombëtaren? (VIDEO)

Odise Roshi do të jetë kapiteni i Kombëtares në miqësoren ndaj Norvegjisë. Edhe pse në moshën 26-vjeçare, djaloshi nga Fieri rezulton me numrin më të madh të ndeshjeve në ekipin Kombëtar.

Debutimin e tij të parë me fanellën kuqezi, ai e bëri më 7 tetor të vitit 2011, teksa vuri në vështirësi portierin Hugo Loris me një predhë nga distanca. Në atë takim Shqipëria u mposht me rezultatin 3-0, ndërsa Roshi e nisi ndeshjen si titullar, duke qëndruar në fushë për 90 minuta. Mesfushori fierak numëron 46 ndeshje me fanellën kuqezi dhe 12 me Kombëtaren Shpresa.

Leave a Reply