Ben Arfa në verë largohet nga PSZH-ja

Hatem Ben Arfa ka konfirmuar se gjatë verës do të largohet nga rradhët e Paris Sen Zhermenit, atëherë kur edhe do ti përfundojë kontrata me skuadrën kampione franceze.

31 vjeçari te skuadra parisiene ishte transferuar verën e vitit 2016-të, kur bindi drejtuesit e PSZH-së pas atij sezoni mbresëlënës që bëri paraprakisht te skuadra e Nice në “Ligue 1”.

Megjithatë te PSZH-ja gjërat nuk shkuan mirë për Ben Arfan, i cili gjatë qëndrimit dy vjeçar me fanellën e skuadrës nga “Parku i Princërve” regjistroi vetëm 17 paraqitje, dhe atë duke u inkuadruar nga bankina.

“Së shpejti aventura ime me PSZH-në përfundon dhe pavarësisht momenteve jo të mira, unë jam i lumtur që kam veshur fanellën e këtij klubi”, – ka shkruar Ben Arfa në rrjetet sociale.

“Do të mbaj kujtime të mrekullueshme të shokëve të skuadrës, vlerësoj mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe gjithmonë do ta dua këtë klub”, – ka shtuar Ben Arfa, i cili gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me skuadrat si, Lion, Olimpik Marsej, Hull Siti dhe Njukasëll Junajted.

Leave a Reply