Statistika, Shkëndija numëron 6 fitore, Skopje asnjë!

Shkëndija e Tetovës të dielën zhvillon një transfertë të vështirë ndaj Skopjes, ku për tre pikë gjithmonë duhet angazhim dhe përqëndrim maksimal. Mirëpo nëse bazohemi në traditën ndërmjet dy ekipeve, Shkëndija sheh veten në përparësi të madhe. Kuqezinjtë numërojnë 6 fitore, ndërsa tre takime janë mbyllur baraz në 9 duelet që Shkëndija dhe Skopje kanë zhvilluar mes veti.

Në fushë të Skopjes janë luajtur 5 takime në të cilat dy herë fitonte Shkëndija dhe tre ndeshje përfundonin baraz. Interesant është fakti se në vitin 2011 kur Shkëndija fitoi titullin e kampionit, dy takime me rradhë në Shkup mbylleshin baraz (3:3 dhe 2:2), ndërsa nga lojtarët aktual asokohe shënonin Emini (3 gola) dhe një herë Hasani.

Leave a Reply