Sileksi rikthehet te fitorja, Rabotniçki dhe Vardari vetëm me barazime (VIDEO)

Sileksi është rikthyer te fitorja në elitën e futbollit vendor. Skuadra nga Kratova e udhëhequr nga strategu shkupjan, Zhikica Tasevski sot në ndeshjen e javës së 25-të në teren vendas me rezultatin minimal 1:0 mundi Pobedën e Prilepit, njofton “infOSport.mk”.

Sileksi avanson ndaj Pobedes

Sileksi avanson ndaj Pobedës së PrilepitSILEKSI – POBEDA 1:0(D. Blagojeviç 26')

Публикувахте от infosport.mk в 1 април 2018 г.

Golin e vetëm të vlefshëm tre pikë për Sileksin, e realizoi mbrojtësi serb, Dejan Bllagojeviç në minutën e 26-të. Ndryshe ishte kjo fitorja e parë e Sileksit pas tre ndeshjeve, ku kishte regjistruar dy disfata dhe një barazim ndaj FC Shkupit.

Akademia Pandev shenon ne Shkup ndaj Rabotniçkit

Akademia Pandev shtang vendasit e RabotniçkitRABOTNIçKI – A. PANDEV 0:1(Atanasoski 36')

Публикувахте от infosport.mk в 1 април 2018 г.

Për dallim nga Sileksi, Rabotniçki nuk arriti që të shfrytëzojë epitetin e skuadrës vendase në ndeshjen ndaj Akademia Pandev. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin kryesor pranë komplekist të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, “romantikët” barazuan 1:1 ndaj skuadrës nga Strumica, e cila e para kishte avansuar në këtë ndeshje me golin e realizuar nga David Atanasoski në minutën e 36-të.

Rabotniçki barazon ndaj A. Pandev

Rabotniçki barazon ndaj A. PandevRABOTNIÇKI – A. PANDEV 1:1(N. Sharkoski 69')

Публикувахте от infosport.mk в 1 април 2018 г.

Barazimin skuadrës së Rabotniçkit ia siguroi Nikolla Sharkoski, i cili në maksimum shfrytëzoi gabimin e mbrojtësit Dimov dhe nga brendia e zonës shënoi në rrjetën e Vujanac për rezultat 1:1.

Rabotniçki shumë lehtë mund të ndodhte që nga kjo ndeshje të dilte edhe me tre pikët e plota, mirëpo Viktor Angellov në minutën e 60-të humbi një penalti, duke goditur vetëm mbi portë.

Barsegian shume lehte mund te ndodhte qe te siguronte fitoren Vardarit ndaj Pelisterit

Barsegian shume lehte mund te ndodhte qe te siguronte fitoren Vardarit ndaj Pelisterit

Публикувахте от infosport.mk в 1 април 2018 г.

Me barazim, mirëpo pa gola u mbyll edhe derbi i përjetshëm midis Pelisterit dhe Vardarit, njëjtë sikurse edhe ndeshja midis Skopjes dhe Shkëndijës, teksa Renova në Tetovë me rezultatin 3:1 mundi Shkupin.

LPFM, Java 25
Skopje 0 – 0 Shkëndija
Pelisteri 0 – 0 Vardari
Rabotniçki 1 – 1 A. Pandev
Renova 3 – 1 Shkupi
Sileksi 1 – 0 Pobeda

Leave a Reply