Nadal rikthehet, do të luaj në Kupën Davis

Dy muaj e gjysmë pas ndeshjes së fundit, Rafael Nadal bëhet gati për t’u rikthyer në fushat e lojës, teksa do të përballet në Valencia, në sipërfaqen që ka më shumë për zemër, ndaj numrit dy të tenisit gjerman Philipp Kohlschreiber. Mbreti i fushave me dhe u tërhoq në Australian Open, në setin e 5-të, kur ishte në disavantazh 2-0 me kroatin Marin Cilic, për shkak të një dëmtimi në ije.

Kohët e fundit 31-vjecari i famshëm spanjoll është persekutuar nga problemet e shumta fizike, e në fakt pikërisht për arsye dëmtimi, tenisti nga Majorka hoqi dorë fillimisht nga turneu i Acapulco-s, në Mexican Open, ku Rafa kishte pikët e finales për të mbrojtur, megjithatë, sikur të mos mjaftonte kjo, Nadal vendosi të mos marrë pjesë as në “Sunshine Masters”, dy turnetë e parë Masters të vitit, që zhvillohen njëri pas tjetrit në Indian Ëells dhe Miami, ku tenisti iberik kishte gjithashtu për të mbrojtur edhe 690 pikë të tjera.

Gjatë fazës së riaftësimit Rafa humbi fronin në klasifikimin e përgjithshëm ATP, që pas kualifikimit të Roger Federer për në turin gjysmëfinal në Turneun e Roterdamit, gjithsesi pas finales së humbur në Kaliforni, ku Roger shpërdoroi plot tre mundësi për të mbrojtur titullin ndaj argjentinasit Juan Martin Del Potro, veterani zviceran u eliminua herët nga numri 175, australiani Thanasi Kokkinakis në Florida, rezultat që riktheu ditën e hënë në mënyrë të pabesueshme si numrin 1 në renditjen botërore pikërisht tenistin spanjoll, ndonëse Rafa ka zhvilluar vetëm 8 takime gjithsej në gjashtë muajt e fundit në turnetë ATP.

Rafael Nadal u përzgjodh nga kapiteni Sergi Bruguera për të luajtur në çerekfinalen e Kupës Davis, që Spanja do të luajë në Valencia, në “clay court” ndaj Gjermanisë, aktivitet ku në fakt tenisti nga Majorka ka fituar radhazi 22 ndeshjet e fundit për vendin e tij.

Leave a Reply