Gjimnastja amerikane që mahniti të gjithë me performancën e saj (VIDEO)

Amerikanja Katlin Ohashi arriti rezultatin maksimal, ndërsa performanca e saj u përcollë me shumë ovacione.

Gjimnastja amerikane, tre herë anëtare e ekipit kombëtar të të rinjve, zgjodhi muzikën e Majkëll Xhekson për performancën e saj të lirë.

Rezultati është befasues dhe vajza merr rezultatin prej 9.950, praktikisht maksimumi i mundshëm, në garën e zhvilluar në Ucla, Universitetin e Kalifornisë.

Juria dhe publiku u bënë bashkë në një mendim për performancën e saj të jashtëzakonshme nën ritmet e muzikës së famshme. Për më tepër përcilleni videon në vijim:

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply