Shqipëria i “rrëmben” Kosovës kapitenin e shpresave

Kombëtarja e Shqipërisë është gati të përforcohet me një tjetër lojtar, të cilin pritet t’ia “shkëputë” Kosovës, më saktë Shpresave të Kosovës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajlin, futbollisiti që aktivizohet me Hajduk Split në Kroaci.

“Gazeta Olle” raporton se trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi ka kontaktuar me Ismajlin dhe mbrojtësi ka rënë dakord që të luajë për kombëtaren kuqezi. Kapiteni i Shpresave të Kosovës është i indinjuar me Kosovën që nuk po e grumbullon në ekipin e parë.

Për këtë arsye, Ismajli ka pranuar ofertë e Panuçit dhe ka nisur bisedimet me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës për t’u shkëputur me mirëkuptim nga kombëtarja e Kosovës.

Leave a Reply