Jansen nga Fenerbahçe transferohet te rivalët e Beshiktash

Sulmuesi holandez Vinsent Jansen, që është në pronësi të skuadrës angleze të Totenham me shumë gjasa do të vazhdojë të luaj në futbollin turk. Aktualisht 23-vjeçari Jansen po luan te Fenerbahçe në formë huazimi, ndërsa informacionet e fundit flasin se ai do të vazhdojë të luaj në Turqi, mirëpo tashmë në një mjedis të ri.

Ai po kërkohet nga rivalët e Fenerbahçes, Beshiktashi, dhe siç raportohet, Jansen  mund të kaloj tek kampionët në fuqi të Turqisë që gjatë kësaj vere për një shumë prej 10 milion sterlina.

23-vjeçari nuk ka kaluar periudhë të mirë tek Fenerbahçe pasi që nga muaji dhjetor, ai është jashtë fushës së blertë pas lëndimit të pësuar kohë më parë.

Jansen gjatë këtij sezoni me fanellën e Fenerbahçes ka zhvilluar 11 ndeshje kampionale, ku ka shënuar edhe dy gola, ku njërin prej tyre pikërisht ndaj Beshiktashit me 23 shtator të vitit 2017-të.

Leave a Reply