Aguero mbyll sezonin, rrezikon edhe Botërorin me Argjentinën

Sergio Aguero do t’i nënshtrohet një operacioni në gju dhe tashmë ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, me Manchester Cityn. Gjithsesi, klubi anglez nuk do të ketë nevojën e tij, pasi ka mbyllur llogaritë me titullin kampion dhe njëkohësisht është eliminuar nga Champions League.

Ajo që Aguero synon, është të arrijë të vihet në dispozicion të Argjentinës, në Botërorin rus, që do të fillojë më 14 Qershor. Paraprakisht mjekët kanë njoftuar një pushim total për 30 ditë dhe vetëm më pas Aguero do të mund të fillojë të punojë në fushë, për të parë nëse do t’ia dalë të marrë pjesë në Botëror apo jo.

Leave a Reply