Reali përmirëson pagën e Kristiano Ronaldos

Për muaj të tërë, fati i Kristiano Ronaldos dukej se ishte shumë larg Madridit sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, situata ka marrë një kthesë të rëndësishme këtë javë. Klubi tashmë ka bërë të ditur qëllimin për të përmirësuar kontratën dhe për të përmbushur premtimin e Florentino Perezit pas përfundimit të takimit në Kardif.

Drejtori i përgjithshëm i Madridit, Hoze Anhel Sançez ka pasur takimet intensive me yllin portugez të skuadrës dhe është afër arritjes së një marrëveshje për një pagë të merituar.

Në fakt, ideja e të dyja palëve është mbyllja e rinovimit para Kupës Botërore. Burimet e gazetës “AS” brenda klubit madrilen vlerësojnë se paga e lojtarit mund të shkojë deri në 21 milionë euro neto, përkatësisht 30 milionë me bonuse që do ishte dy milionë më shumë se nga paga aktuale.

Kohëzgjatja e kontratës nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet deri në vitin 2021, kur futbollisti do të jetë 36 vjeç.

Leave a Reply