“France Football” pendohet për Iniestën: Na fal që nuk të kemi dhënë “Topin e Artë”

Andres Iniesta është një nga ata futbollistë, të cilën rrallë herë do të vijnë, pasi është duartrokitur në çdo stadium që ka luajtur. Ai ka arritur të fitojë gjithçka me Barcelonën por edhe me Spanjën, e sa i përket trofeve individual, nuk mund të themi se ka marrë atë që ka merituar.

Në vitin 2010, Iniesta shënoi golin e fitores në finalen e Botërorit përballë Hollandës, duke fituar Kupën e Botës për herë të parë në histori. Ai shihej si pretendenti kryesor për të fituar “Topin e Artë”, por ishte Mesi lojtari që e fitoi duke bërë që Iniesta të renditej i dyti.

Në lidhje me këtë votim, ka reaguar sot “France Football” edhe pse kanë kaluar plot 8 vite nga ai sezon. Gazetari Paskal Ferre ka shkruajtur një editorial në gazetë, ku i ka kërkuar falje mesfushorit Iniesta për faktin se nuk “France Football” nuk i ka dhënë asnjëherë një trofe të “Topit të Artë”.

Mesfushori Iniesta duket çdo ditë e më larg katalanasve dhe kjo u konfirmua në finalen e Kupës së Mbretit, ku Barcelona shkatërroi Seviljan 5-0. Iniesta u pa në stol duke qarë, duke qenë se ajo mund të ishte finalja e fundit me fanellën “blaugrana”. (vipsport.al)

Leave a Reply