Ronaldo edhe kur nuk shënon vendos rekorde!

Mbrëmë Reali i Madridit shënoi një fitore të madhe 1:2 në transfertën kundër Bajernit të Munihut në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në të cilën ndeshje ylli i skuadrës “madrilene”, Kristiano Ronaldo “agjëroi” për herë të parë pas 11 sfidave ku rradhazi kishte shënuar gola.

Mirëpo edhe përkundër faktit që mbrëmë nuk u regjistrua në listën e golashënuesve, portugezi theu rekord historik duke u bërë futbollisti i parë ndonjëherë që ka shënuar në 11 ndeshje të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve Europian.

Ronaldo kishte shënuar në 10 ndeshje rradhazi të këtij edicioni, ndërsa gjithashtu kishte shënuar edhe në finalen e vitit të kaluar në Kardif, kur Reali i tij kishte mposhtur me rezultatin 4:1 Juventusin.

Ndryshe në ndeshje, Ronaldo ka realizuar në total 17 gola, 15 prej të cilëve këtë edicion, ku aktuaisht edhe udhëheq listën e golashënuesve dhe është golashënuesi më i mirë.

Leave a Reply