Uilder për tu përballur në Amerikë me Xhoshuan, i ofron britanikut 50 mln dollarë

Boksieri amerikan, Deontaj Uilder i ka ofruar boksierit britanik, Entoni Xhoshua një shumë prej 50 milionë dollarësh për të dueluar në Amerikë në pjesën e dytë të vitit 2018-të. Një ofertë e këtillë zyrtare për kampionin e botës në peshat e rënda në kategoritë IBF, ËBA dhe ËBO, ka ardhur sot, ndërsa gjithashtu kampioni i Botës në ËBC, Uilder i ka garantuar britanikut një ndarje 50-50, të të ardhurave, plus edhe shumën e ofruar prej 50 milionë dollarëve.

Një ofertë “prano ose tërhiqu”, që duket se kënaq palët, ndaj kjo përballje mes Xhoshua dhe Uilder është më pranë se kurrë.

Ofertën e boksierit amerikan e ka konfirmuar edhe manaxheri i Xhoshuas, Edi Hern, ndërkohë që vetë boksieri britanik ka thënë “le të vallëzojmë”, duke deklaruar se është i kënaqur nga një ofertë e këtillë.

Tashmë mbetet që palët të mbyllin gjithçka brenda mesnatës së sotme, kur edhe skadon afati i bisedimeve.

Leave a Reply