Emre Xhan tashmë një futbollist i ri i Juventusit!

Mesfushori me origjinë turke që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Gjermanisë, Emre Xhan, thuhet të ketë arritur marrëveshje me kampionët në fuqi të Italisë, Juventusin.

Një gjë të tillë pohojnë mediat italiane, më konkretisht “Tuttosport” dhe “Gazzetta dello Sport”, sipas të cilave mesfushori i Liverpullit ka pranuar të firmos një kontratë 5-vjeçare me “Zonjën e Vjetër”.

Në garë për shërbimet e tij ishte edhe kampioni i Francës, Paris Sen Zhermeni, mirëpo të njëjtit si duket nuk do të mund t’ia kthejnë mendjen vetë futbollistit Emre Xhan, pasi gjithnjë sipas mediave të lartëpërmendura italiane, mungojnë vetëm edhe pak detaje deri në finalizimin e marrëveshjes mes të dyja palëve.

Xhan aktualisht po rikuperohet pas problemeve në shpinë dhe nuk do të luaj fare këtë sezon, mirëpo pritet të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm, ku Juve dëshiron të bëjë një hap më parë në Ligën e Kampionëve Europian.

Leave a Reply