Nadal barazon rekordin e Xhon Mekinros

Me triumfin e mbrëmshëm në turneun e Barcelonës, tenisti spanjoll Rafael Nadal koleksionoi titullin e 77-të në karrierën e tij, duke barazuar kështu  numrin e trofefeve të fituar nga legjenda Xhon Mekinro.

Nadal e Mekinro tashmë renditen në vendin e katërt të listën e përgjithshme sa i përket titujve të fituar, ndërsa këtë renditje e kryeson Xhimi Konors me 109 trofe, duke lënë pas vetes Roxher Federerin me 97-të të tillë dhe Ivan Lendl me 94-t. Ndryshe Nadal mbrëmë e fitoi turneun e Barcelonës për herë të 11-të, pasi në finale Tsitsipasin me rezultat 2:0.

Leave a Reply