Palermo rikthehet në Serie B pas tre vitesh

Klubi i njohur italian, Palermo, ka filluar ringritjen, pas momenteve të vështira financiare që kaloi, teksa mbrëmjen e kaluar siguroi biletën e fundit për në Serie B.

Pas triumfit 1:0 në sfidën e parë të finales së “Play-Off”-it ndaj Padovës, Palermo vulosi gjithçka duke fituar edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin identik 1:0, falë golit të Brunorit nga penaltia në minutën e 25-të.

Në këtë mënyrë Palermo bëhet skuadra e katërt që ngjitet në Serie B, pas Sudtirolit, Modenës dhe Barit, ndërkohë që Padova e Arlind Ajetit edhe sezonin e ri do të bëjë gara në Serie C.

Mbrojtësi shqiptar, i cili po lidhet edhe me një transferim të mundshëm te skuadra kampione e Turanës,  nuk luajti në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Palermos për shkak kartonësh.

Leave a Reply