Kristiano Ronaldo, mbreti i Ligës së Kampionëve

Ylli portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo do të luajë finalen e tij të gjashtë të Ligës së Kampionëve, e katërta me Real Madridin.

Dhe, kësisoji, ylli portugez do të bëhet lojtari me më shumë paraqitje të tilla, që kur Kupa Europiane kaloi në formatin “Çampions”, pas Paolo Maldinit.

Veç 6 finaleve në Çampions, italiani ka luajtur, gjithashtu, edhe dy finale të tjera të Kupës Europiane (para 1992).

Ish-kapiteni i Milanit bëhet kështu futbollisti me më shumë ndeshje finale të luajtura në historinë e këtij kompeticioni, plot 8 herë. Po kaq, 8 ndeshje finale, ka luajtur edhe Pako Gento, por të gjithë në formatin e vjetër, atë të Kupës Europiane.

Pas Gento dhe Maldinit renditet Alfredo Di Stefano, me shtatë finale të luajtura (pesë tituj), për të vijuar më pas Kristiano Ronaldo (gjashtë finale, duke pritur të Kievit, me katër tituj të fituar).

Leave a Reply