Miftari: KB Shkupi arriti mbijetesën në Superligë pa financa!

Në fundjavë që lamë pas klubi i basketbollit Shkupi arriti mbijetesën në Superligën e Maqedonisë edhe për sezonin e ardhshëm. Mirëpo kjo nuk ka qenë aspak e lehtë për drejtuesit e Shkupit, të cilët me kushte tepër të vështira në krahasim me klubet tjera arritën që të sigurojnë një vend në mesin e më të mirëve të basketbollit në vend.

“Qëllimit ia arritëm edhe pse kishim shumë shans të madhe që me pak përkrahje të kishim pasur disa financa, do të kishim arritur sukses edhe më të madh. Mirëpo me ato mjete që kemi pasur, është diçka e pakuptueshme që të mbetemi në Superligë. Është dëshira e madhe e bordit që kemi menaxhuar pa finansa, ia dulem në krahasim me ekipet tjera që kanë pasur mjete shumë më shumë se na që skemi pasur fare hiq”, u shpreh në emisionin ‘Sportmania’ trajneri i KB Shkupit, Enver Miftari.

Leave a Reply