Radio “katalunase”  zbulon klubin e ri të Iniestas

Andres Iniesta në fund të sezonit në La Liga edhe përfundimisht do të largohet nga Barcelona. Edhe pse informacionet e para thonin se Iniesta do të vazhdojë karrierën në futbollin kinez, sipas asaj që raporton “Catalunya Radio”, kapiteni legjendar i Barcelones ka refuzuar një transferim të tillë, dhe se me shumë gjasa ai do të transferohet në futbollin japonez.

Është skuadra e Vissel Kobe që dëshiron të transferojë Iniestën, ndërsa fjalën kryesore pritet ta ketë presidenti i kësaj skuadre, Hiroshi Mikitani, i cili njëherit është edhe  aksionar i kompanisë “Rakuten”, sponsor i Barcelonës.

Leave a Reply