Tronditet bota e futbollit, ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes, ndahet nga jeta futbollisti shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku Aleksandër Lambi është ndarë nga jeta gjatë një sfide futbolli. Futbollisti shqiptar ra pa ndjenja në minutat e para të lojës. Mjekët dhe lojtarët e  të dyja skuadrave u përpoqën t’i vinin në ndihmë lojtarit, i cili u dërgua në spital, por për fat të keq nuk arriti të shpëtonte.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.

Klubi që e kishte në pronësi, Apolon Smirnis reagoi në “Instagram” për këtë fatkeqësi.

Leave a Reply