Spaleti sonte kërkon të thyej rekordin e Murinjos

Ndeshja Verona-Inter që do të luhet sonte nga ora 20:45, do të mbyllë edhe xhiron e 11-të të Serisë A në Itali. Interi e ka nisur mirë këtë sezon dhe renditet në top 5-shen e më të mirëve në kampionatin më të fortë italian.

Në Verona Interi duhet të zbresë në fushë vetëm për fitoren dhe nëse arrin të marrë tre pikët, Mauro Icardi me shokë do të vendosnin një rekord të ri përsa i përket fillimit më të mirë të sezonit që nga momenti që një fitore në Serinë A vlen 3 pikë.

Në këtë situatë skuadra e Spaletit do të thyente rekordin e Interit të Murinjos që në sezonin 2009-10, kur fitoi edhe tripletën e famshme koleksionoi 28 pik në 11-të xhirot e para me një total prej 9 fitoresh një barazim dhe një humbje.

Kujtojmë që “Zikaltërit” e Spaletit nëse i përfshijmë edhe ndeshjet miqësore nuk humbasin që nga muaji korrik.

Leave a Reply