Real Madridi sërish mund Barcelonën dhe me meritë fiton SuperKupën e Spanjës (VIDEO)

Real Madridi edhe në ndeshjen e dytë finale të SuperKupës së Spanjës është treguar superior përballë Barcelonës, skuadër kjo e cila duhet bërë me çdo kusht ndonjë lëvizje të bujshme në repartin e sulmit, në rast se dëshiron të zbres Realin nga piedestali në futbollin spanjoll.

Pas fitore 3:1 në ndeshjen e parë në “Kamp Nou”, mbretërit sonte në “Santiago Bernabeu” shënuan një fitore tjetër prej dy golash epërsi, kësaj rradhe me rezultatin 2:0.

Të besuarit e Zinedin Zidan sonte çështjen e fituesit e zgjodhën që gjatë 45 minutave të para, kur edhe i shënuan të dy golat. Fillimisht Asensio shënoi një super gol që në minutën e katërt, teksa 6 minuta para mbylljes së takimit, në listën e golashënuesve  regjistrua edhe Karim Benzema.

Është ky titulli i dytë gjatë sezonit të sapo filluar për Realin e Madridit, skuadër kjo e cila më 08 gusht doli fitues edhe në SuperKupën e Evropës, kur në Shkup mundi  Mançester Junajtedin me rezultatin 2:1.

 

Leave a Reply