Lazim Destani nga Dyzeldorfi ne Millano mbeshtetje të madhe lojatërve

Para ndeshjes me Milanin, Lazim Destani nuk vonoi për ta takuar skuadrën e Shkëndijës, tashmë në Milan, ku nga Dyzeldorfi arriti me aeroplan personal. Ai këtu ka kaluar çaste të bukura me skuadrën kuqezi duke i inkurajuar e motivuar ata para ndeshjes me skuadrën e Milani-it.

Me këtë rast, Lazim Destani në mënyrë të veçantë ka takuar trajnerin Qatip Osmani dhe kapitenin Ferhan Hasani me të cilët gjithashtu ka shkëmbyer mendime duke shprehur besimin dhe bindjen e tij se Shkëndija është gati për këtë sfidë madhështore.

Lazim Destani gjithashtu e ka vizituar skuadrën edhe gjatë stërvitjes në stadiumin ‘San Siro’ ku mes tjerash u tha: Nga tribunat e këtij stadiumi nesër do t’ju ndjekin shumë shqiptarë, ata të gjithë e presin me padurim daljen tuaj në këtë fushë. Dhe akoma më shumë do t’ju ndjekin nga larg nëpër ekranet televizive.

Të gjithë së bashku presin të kënaqen e të krenohen me ju nesër, por më të flaktët do të jenë Ballistët të cilët edhe në këtë përballje nuk do t’ju mungojnë. Ata po e bëjnë gjithë atë rrugë të gjatë vetëm e vetëm të jenë pranë jush e t’jua japin atë mbështetjen dinjitoze, siç dinë ta bëjnë vetëm ata, dhe si askush tjetër.

Anipse ky stadium është kaq hijerëndë e gjigant, përderisa ju keni arritur ta shkilni këtë fushë, ju duhet ta ndieni veten të barabartë me cilëndo skuadër që mund t’ju dilte përballë, pra edhe me Milan-in. Në këtë përballje tuajën me Milan-in, uroj të gëzohemi të gjithë së bashku, paçim fitore!

Leave a Reply