Rabotniçki prezantoi gjeorgjianin Kutsija

Rabotniçki gjatë ditës së sotme ka prezantuar gjeorgjianin, Gjorgji Kutsija. Bëhet fjalë për një mesfushor shumë cilësor, që te “romantikët” vjen si zëvendësim për të lënduarin, Armend Alimi. Ky i fundit ishte i pafat, pasi duheshe që ti nënshtrohet një operimi, që do e largojë atë për disa muaj nga fushat e blerta.

“Jam i lumtur që do të luaj në një ndër klubet më me renome në Maqedoni. Do të jap maksimumin që ti arrijmë objektivat e klubit në vazhdim të kampionatit” – u shpreh Gjorgji Kutsija për faqen zyrtare të klubit shkupjan.

Kutsija te Rabotniçki erdhi nga rradhët e skuadrës së Dinamo Tbilisi, ndërsa me romantikët, siç mëson “infOSport.mk” ka nënshkruar kontratë për 1.5 vite.

Kutsija në futbollin elitar të Gjeorgjisë numëron plotë 118 ndeshje, ku ka realilzuar edhe 10 gola dhe 12 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply