Voska Sport dhe Pelisteri barazojnë pa gola

Voska Sport dhe Pelisteri janë ndarë me barazim pa gola në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi i Rade Cicmiloviq, Voska Sport ishte kundërshtarë më i mirë në terren, duke diktuar tempon dhe duke krijuar disa raste konkrete para portës së skuadrës nga Manastiri. Më afër golit ishte Emir Aliu, i cili goditi shtyllën, ndërsa raste të mira patën edhe Emini, Razmoski dhe Gafuri.

Për Voska Sport ishte kjo ndeshja e katërt kontrolluese, pas atyre dy ndeshjeve ndaj Renovës (2:2; 0:4) dhe fiitores së thellë 9:0 ndaj Bratsvos nga Zhitoshi.

Ndeshjen e rradhës Voska Sport do ta zhvillojë me 6 shkurt kundër Borecit.

Leave a Reply