Barcelona me stil kampioni! Demolon Viljarealin (VIDEO)

Barcelona ka demoluar Viljarealin me rezultatin 5:1 në ndeshjen e javës së 36-të në La Liga, duke konfirmuar epitetin e kampionit të vërtetë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “katalunase” ishte e pamëshirshme ndaj “Nëndetëses së verdhë”, që nuk arrinte të gjejë kundërpërgjigje për futbollistët e disponuar “blaugran”. Dy brazilianët Kutinjo (11’) dhe Paulinjo (16’) ishin autorët e dy golave të parë në këtë ndeshje, teksa në minutën e fundit të pjesës së parë Lionel Messi shënoi edhe për 3:0, kur edhe ju dhanë fund shpresave të Viljarealit, skuadër kjo që golin e vetëm e realizoi në minutën e 54-të me anë të Sansone.

Fundi kaloi në shenjë të Dembeles, i cili në 5 minutat e fundit të takimit shënoi dy gola të njëpasnjëshëm për ti dhënë fitoren e thellë Barcelonës, që tashmë numëron 94 gola të shënuar. Plotë 90 pikë ka tubuar Barcelona në këto 36 xhiro, teksa Viljareali mbetet në kuotën e 56 pikëve, duke mbajtur pozitën e 6-të në renditje.

Golat nga ndeshja Barcelona-Viljareali mund ti ndiqni KËTU.

Leave a Reply