Bufon i del në mbrojtje Donarumas

Donaruma do ta kujtojë gjatë kohë ndeshjen finale të Kupës së Italisë kundër Juventusit, pasi pikërisht dy gafat e tij bënë që “rossonerët” në fund të pësojnë një disfatë të thellë 4:0.

Në fund të zhgënjimit të madh në një ndeshje të tillë vendimtare, e cila mund të ishte pikë kthese për një cikël të ri suksesesh të “kuqezinjëve”, në mbrojtje të Donarumas ka dalë Xhixhi Bufon, i cili nuk humbi kohë për ta mbështetur pas gabimeve të së mërkurës.

Portieri i Juventusit iu afrua kolegut kuqezi dhe i tha: “Ju ende nuk i keni mbushur 20 vjeç…”

Kësisoji, veterani bardhezi e ka bërë atë të kuptojë se përpara ka një karrierë të tërë dhe se ka mjaft kohë të ndërtojë rezultate të rëndësishme.

Leave a Reply