Aguero rikthehet te Atletiko Madridi!

Rrugët e Kun Agueros dhe Atletiko Madridit mund të bashkohen sërish. Sipas “Radio MARCA”, “jorganxhinjët” kanë kontaktuar tashmë me njerëzit përreth sulmuesit argjentinas, për të vlerësuar përfshirjen e tij të mundshme në sezonin e ardhshëm.

Sipas këtij informacioni, sulmuesi i Mançester  Sitit nuk e sheh me sy të keq mundësinë e rikthimit në Madrid. Ai shihet si një nga opsionet e zëvendësimit të Griezman, në rast se ky i fundit përfundon te Barcelona.

Operacioni “Aguero” dukej i pamundur muaj më parë, por tani ka marrë një dimension tjetër. Arsyeja është se Atletiko Madridi i ka paraqitur argjentinasit një projekt sportiv, që duket se përmbush pritshmëritë e futbollistit.

Ai u largua nga Atletiko Madridi në verën e vitit 2011-të, ndërsa me Stin ka një kontratë deri në qershorin e vitit 2020.

Leave a Reply