Runi do të transferohet në Amerikë

Një tjetër yll i futbollit evropian do të braktisë kontinentin e vjetër për të vijuar karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ëayne Rooney do të bashkohet me Dc United sezonin e ardhshëm.

Ish-ylli i Manchester United dhe kombëtares angleze është kërkuar prej kohësh nga klubi amerikan dhe më në fund është arritur marrëveshja. DC United do t’i ofrojë një pagë prej rreth 14 milionë eurosh në sezon 32-vjeçarit, ndërsa ka firmosur deri në vitin 2020.

Rooney kaloi plot 13 vjet në radhët e Manchester United, pasi transferimit nga Everton kur ishte vetëm 18 vjeç. Rooney fitoi 5 tituj kampionë në radhët e ‘Djajtë e Kuq’, më të cilët numëron 393 ndeshje dhe 183 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë të gjitha kohërave të klubit. Sezonin e fundit Rooney u kthye të skuadra që e zbuloi si talent, Everton dhe trajneri Sam Allerdayce ishte i bindur se do të qëndronte edhe për një sezon tjetër.

Një vit më parë Rooney ishte pranë firmosjes me një klub në Kinë, ku mendohej se mund të përfitonte një pagë reth 40 milionë euro në sezon.

Leave a Reply