Golashënuesit më të mirë të stinorit pranveror, kryeson Ilijoski i FC Shkupit (VIDEO)

Janë zhvilluar plotë 14 ndeshje të stinorit pranveror, ndërsa deri në mbyllje të sezonit aktual 2017/2018 kanë mbetur vetëm edhe 3 xhiro, njofton “infOSport.mk”.

Edhe ky gjysëmsezon ka kaluar nën dominimin e Shkëndijës, ndërsa kur është në pyetje lista e golashënuesve, ajo ka kaluar në shenjë të golashënuesit më të mirë në historikun e futbollit të Maqedonisë, Bazhe Ilijoski.

I ardhur gjatë merkatos së dimrit te skuadra e FC Shkupit nga rradhët e Pelisterit, Ilijoski në 13 ndeshje me fanellën “bardhekaltër” ka shënuar 9 gola, përfshirë këtu edhe “hat-trikun” e fundit kundër Pelisterit.

HAT-TRIKU I BAZHE ILIJOSKIT NDAJ PELISTERIT

HAT-TRIKU I BAZHE ILIJOSKIT NDAJ PELISTERITËshtë ky "hat-triku" i dytë për sulmuesin Ilijoski këtë edicion me FC Shkupin pas atij me Akademia Pandev në ndeshjen e tij debutuese me fanellën "bardhekaltër".

Публикувахте от infosport.mk в 9 май 2018 г.

Ai në total ka 10 gola të shënuar, përfshirë këtu edhe një gol të gjysmësezoni të parë me fanellën e Pelisterit, mirëpo duke qenë shumë larg kryesuesit të golashënuesve, Besart Ibraimi, i cili gjatë stinorit pranveror në 12 ndeshje ka realizuar 8 gola.

Goli i Besart Ibraimit ndaj Vardarit

Goli i Besart Ibraimit ndaj Vardarit VARDARI – SHKËNDIJA 0:1(B. Ibraimi 6')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Ndryshe sulmuesi i Shkëndijës, në total ka 21 gola, me ç’rast udhëheq listën para shokut të tij të skuadrës, Ferhan Hasani që ka 20 gola. Ky i fundit në stinorin pranveror për shkak të një dëmtimi ka luajtur në vetëm 7 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 3 gola.

Pas dyshes Ilijoski-Ibraimi, sa u përket golave të shënuar në stinorin pranveror renditet futbollisti i Akademia Pandev, Zoran Baldovaliev me 6 gola të shënuar, për të pasuar  Alen Jasharovski i FC Shkupit, Kire Markoski i Rabotniçkit dhe Zoran Danoski i Pobedës, me nga 5 gola të shënuar.

 

LPFM-Lista e golashënuesve në stinorin pranveror

# Emri i futbollistit Emri i ekipit Ndeshje   Gola
1. Bazhe ILIJOSKI FC Shkupi 13 9
2. Besart IBRAIMI Shkëndija 12 8
3. Zoran BALDOVALIEV A. Pandev 11 6
4. Alen JASHAROVSKI FC Shkupi 12 5
4. Kire MARKOSKI Rabotniçki 10 5
4. Zoran DANOSKI Pobeda 14 5

Leave a Reply