Donis Avdijaj edhe përfundimisht largohet nga Shalke 04

Donis Avdijaj edhe përfundimisht në fund të sezonit pritet të largohet nga Shalke 04. Futbollisti kosovar, i cili aktualisht luan në formë huazimi te skuadra e Rodas në kampionatin elitarë holandez, pritet që karrierën e tij ta vazhdojë në Angli, aty ku tre skuadra po interesohen për shërbimet e tij.

Fjala është për Evertonin, Njukasëll Junajtedin dhe Hadersfilldin, skuadra këto që sipas “Daily Mail” kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës.

Ai pjesë e Shalke 04 është që nga vera e vitit 2016-të, ndërsa nga janari i këtij viti ai po luan në formë huazimi te Roda, për të cilën skuadër në 11 ndeshje realizoi 3 gola.

Leave a Reply