LPFM, java 35-të sjellë disa ndeshje të zjarrta

Java e 35-të në elitën e futbollit vendor është një ndër javët më të zjarrta, ku mund të vendosen shumë gjëra, kur është në pyetje mbijetesa, mirëpo edhe gara për një vend në Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Të gjithë 5 ndeshjet e kësaj jave pritet të sjellin shumë emocione dhe paqartësi deri në fund.

Vardarit dhe Renovës u nevojiten vetëm nga një pikë për të siguruar matematikisht që sot Europën, gjegjësisht mbijetesën, teksa tre ndeshjet tjera pritet të jenë vërtetë të zjarrta, pasi me fitore secila skuadër do të rriste gjasat, qoftë për një vend në Liga Europa, apo edhe për mbijetesë.

Kësisoj në duelin direkt për Europë, Sileksi në Kratovë do të mirëpret Rabotniçkin. “Romantikët” në rast se arrijnë të kthehen të pamposhtur për në Shkup, do të risin gjasat edhe më shumë për të përfunduar në pozitën e tretë në renditje, ku ndodhen për momentin me dy pikë më shumë se kundërshtari i tyre, Sileksi, që opcion ka vetëm fitoren.

Në një situatë të tillë ndodhet edhe FC Shkupi sot në përballjen në Manastir ndaj Pelisterit, pasi në të kundërtën skuadra nga Çairi do ta kishte të vështirë të shpresonte edhe në atë pozitë të katërt, që do siguronte Europën, mirëpo gjithnjë nëse Shkëndija do të triumfonte në finalen e madhe të Kupës ndaj Pelisterit, skuadër kjo që sot ndaj skuadrës së trajnerit Zekirja Ramadani do të tentojë me çdo kusht të marrë fitoren dhe të shpresojë në mbijetesë, transmeton “infOSport.mk”.

Kur jemi tek mbijetesa, një ndeshje tjetër që vendos shumë gjëra rreth kësaj çështje, do të jetë ndeshja në lagjen e “Hekuranës”, aty ku mejdanin do të ndajnë Skopje dhe Pobeda. Ekipi vendas vetëm me fitore do të shpresonte, në të kundërtën çdo rezultat tjetër ata do i shpiente ka Liga e Dytë.

Të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të startojnë në ora 16:15.

LPFM, Java 35

Skopje 16.05. 16:15 Pobeda
Pelisteri 16.05. 16:15 Shkupi
Renova 16.05. 16:15 Shkëndija
Sileksi 16.05. 16:15 Rabotniçki
Vardari 16.05. 16:15 A. Pandev

Leave a Reply