Prandeli pas 8 viteve rikthehet në “Serie A”

Pas aventurave jo të suksesshme te Gallatasaraj, Valencia dhe Al-Nasr, trajneri i njohur italian, Çezare Prandelli me shumë gjasa do të rikthehet në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, është klubi i Udineses që kërkon trajnerin 60-vjeçar. Edhe pse strategu kroat, Igor Tudor siguroi mbijetesën në “Serie A” me skuadrën nga “Friuli”, drejtuesit e kësaj skuadre nuk e kanë ndërmend ta  konfirmojnë ish futbollistin e Juves në krye të pankinës.

Prandelli për herë të fundit që kishte drejtuar një skuadër në “Serie A”, kishte qenë gjatë vitit 2010, kur së fundmi ishte në krye të skuadrës së Fiorentinës nga “Artemio Franki”, që më pas për katër vite me rradhë (2010-2014) të drejtojë Kombëtaren e Italisë.

Leave a Reply