Spanja me probleme para takimit me Maqedoninë, lëndohet Grimaldo

Ende pa filluar mirë Kampionati Evropian në Poloni, njëri ndër favoritët kryesor për të fituar këtë kompeticion si Spanja, ngelet pa një futbollist kryesor. Spanja sonte do të jetë përballë Maqedonisë, mirëpo në këtë ndeshje por edhe në ndeshjet tjera të Evropianit nuk do të mund të llogaritë futbollistin Aleks Grimaldo.

Futbollisti i talentuar është ankuar në lëndim të muskulit, ndërsa nga stafi mjekësor kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një lëndim serioz. Seleksionuesi Selades, duke mos dashur të rrezikojë vendosi që të lirojë Grimaldon, me këtë të fundit që udhëtoi për në shtëpi, ndërsa në vend të tij do të luaj Rodri nga skuadra e Vilarealit.

Gjithsesi seleksionesi Selades do të ketë në dispozicion yjet tjera si Asensio, Denis Suarez, Injaki Viliams, Balerin e shumë të tjerët, të cilët do jenë pjesë e ndeshjes ndaj Maqedonisë sonte në qytetin Gdinja të Polonisë.

Leave a Reply